Ky është personi që dyshohet se kërcënoi kryetarin e Shtërpcës, ndodhet ende në arrati

Ky është personi që dyshohet se kërcënoi kryetarin e Shtërpcës, ndodhet ende në arrati

Pak më parë u raportua për rastin e kërcënimit ndaj kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Delibor Jevtiq. Ky i fundit kërkoi ndihmën e Policisë, teksa i dyshuari ende s’ka rënë në pranga.

Sinjali mëson se i dyshuari është Lazar Milenkoviq.

Bazuar në dëshminë e Jevtiq dhënë organeve të hetuesisë, Milenkoviq kishte lëvizur me veturë në afërsi të shtëpisë së tij dhe të njëjtin e kishte kërcënuar me fjalë.

Njësitë policore kanë identifikuar të dyshuarin, mirëpo i njëjti ende nuk është kapur, pasi nuk dihet vendndodhja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do te merren posa të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles