Ky është profili i paraqitur nga FBI për Dukagjin Nikollaj, person i përfshirë në krimin që ndodhi mbrëmë në “Bon Vivant”

Ky është profili i paraqitur nga FBI për Dukagjin Nikollaj, person i përfshirë në krimin që ndodhi mbrëmë në “Bon Vivant”

Dukagjin Nikollaj dyshohet të jetë i përfshirë në krimin që ndodhi mbrëmë në “Bon Vivant”, lokalin në qendër të Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.

Nikollaj tash e sa kohë kërkohet nga FBI, për kryerjen e disa veprave penale, kryesisht për ato të ndërlidhura me trafik droge.

Në dokumentin e FBI, ku kërkohet Dukagjin Nikollaj, ndër të tjera thuhet: “Nga viti 2003 deri në vitin 2007, Dukagin Nikolaj dyshohet se ishte përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga furnizuesit në Kanada dhe shpërndarjen e marijuanës në të gjithë zonën e Nju Jorkut. Një urdhër federal për arrestimin e tij u lëshua në Distriktin Jugor të Nju Jorkut më 27 maj 2010 dhe ai u akuzua për komplot për shpërndarjen e lëndëve narkotike”. /Gazeta Enigma

Related Articles