Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Vendimi për emërimin e këtij komisioni është bërë në një mbledhje elektronike të mbajtur sot.
Kështu ka bërë të ditur, Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës.
Qeveria nuk ka dhënë detaje se kush janë emrat që janë pjesë e këtij komisioni.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.”, thuhet në njoftim.