Në një bazë ushtarake në qytetin rus Belgorod, sot ka ndodhur një shpërthim, vetëm 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Përderisa, ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim, mediat ruse kanë nisur spekulimet, duke raportuar se shpërthimi në Rusi mund të jetë i lidhur me ndonjë sulm të Ukrainës në territorin rus.
New York Post, duke cituar agjencinë ruse të lajmeve Tass, ka shkruar se ky shpërthim mund të jetë sulmi i parë i Ukrainës në një bazë ushtarake ruse.
“Një predhë ukrainase si duket ka goditur një bazë ushtarake ruse afër Belgorodit, në fshatin rus Krasny Oktybar, rreth 60 kilometra larg qytetit ukrainas Kharkiv”, ka raportuar agjencia.
Guvernatori i këtij rajoni, Vyachelsla Gladkov ka thënë se nuk ka viktima si pasojë e shpërthimit, mirëpo sipas TASS, katër ushtarë rusë kanë mbetur të lënduar.
Megjithatë, ndaj këtyre raportimeve të mediave ruse, ka reaguar ish zëdhënësja e presidentit Zelensky, Iullia Mendel, e cila ka thënë se Rusia mund ta përdor sulmin si shkas për të justifikuar ndonjë eskalim të ri.
“Mediat e kontrolluara ngas Kremlini raportojnë për një eksplodim që ka ndodhur në kampin ushtarak në Belgorod, Rusi. Pretendojnë se ka edhe të lënduar. Rusia mund ta bëj këtë provokim për ta akuzuar Ukrainën dhe për ta justifikuar eskalimin”, ka shkruar ajo në Twitter.