Ky është zjarri më i madh që ka kapluar Turqin në 100 vjetët e fundit

Ky është zjarri më i madh që ka kapluar Turqin në 100 vjetët e fundit

Në Turqi gjashtë qytetet janë evakuar dhe dhjetëra fshatra janë zbrasur.

Vetën në Antalya dhe rethinë deri më tani janë djegur 2300 shtëpi e ndërtesa tjera. 52 helikopterë të ndryshëm janë duke hedhur ujë mbi zjarret që dyshohet se janë komplot terrorist. 4200 personel me 260 makina zjarrëfikësh po ballafaqohen me zjarrin shaktërrues të paparë deri më tani në rivierën turke.

Thuajse në të gjitha qytetet e Turqisë po lajmërohen e regjistrohen vullnetarë për të shkuar në “luftë” kundër zjarrit.

Turqia dhe populli turk qe dy ditë po ballafaqohen me njërën prej katastrofave më të mëdha në dekadat e fundit. Pamjet që vijnë nga andej janë rrënqethëse, ndërsa numëri i viktimave sa shkon e shtohet.

Related Articles