Ylli Abazi, togeri i FSK-së nderohet me medalje mbretërore në Britani

Ylli Abazi, togeri i FSK-së nderohet me medalje mbretërore në Britani

Togeri i dytë i FSK-së, Ylli Abazi, është nderuar me medalje mbretërore në Britani.



Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Britanisë në Kosovë.

“Jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të kënaqur të njoftojmë se Togeri i dytë i FSK-së, Ylli Abazi, mori Medaljen e Diplomimit të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) pas përfundimit të Trajnimit të Oficerëve në RAF Cranwell më 29 korrik 2021. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë një karrierë shumë të suksesshme si oficer në FSK”, thuhet tutje në njoftim.

Related Articles