Lajçak arrin në Kosovë, takohet me Kurtin

Lajçak arrin në Kosovë, takohet me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Në vazhdëne takimeve, Lajçak pritet që ta vizitojë edhe veriun e vendit dhe Prizrenin, si dhe pritet të takohet edhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Kjo vizitë e emisarit për dialogun po ndodh një javë pasi, në dialogun e Brukselit që ndërmjetësohet nga Lajçak, pala kosovare dhe ajo serbe u dakorduan për nxjerrjen e një udhërrëfyesi, që do t’i shërbente zbatimit të marrëveshjes për energjinë elektrike në veri të Kosovës.

Nën udhëheqjen e tij, si shef i dialogut të Brukselit ishte arritur edhe ujdia e targave në shtator të vitit 2021.

Related Articles