Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka treguar se si do të funksionojë propozimi evropian për këtë proces.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka treguar se BE-ja do të ketë një komitet të veçantë për monitorimin e propozimit pas nënshkrimit të marrëveshjes për të nga Kosova dhe Serbia.
“Teknikisht, do të kemi një trup të veçantë kemi një mekanizëm ku do të sigurohet që të mos të ndodh që njëra palë të bëjë detyrën, ndërsa tjetra jo”.
“Çdo gjë do të mbikëqyret nga Bashkimi Evropian. Do të kemi një komitet të veçantë, pastaj BE-ja do të informohet rregullisht dhe të marrë vendimet në bazë të këtyre raportimeve të rregullta”, ka thënë Lajçak.