I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe dy këshilltarët francës dhe gjerman, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune.
Pas këtij takimi, Lajçak njoftoi për bisedimet, duke theksuar se diskutimi rreth dialogut ka zgjatur më shume së dy orë.
“Disktuam më shumë se dy orë me kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut dhe si të sjellën dinamika të reja dhe të lëvizet përpara me procesin. Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm”, tha ai.
Mes tjerash, Lajçak tha se e kanë kryer pjesën e parë të misionit në Prishtinë.
“S’mund të flas më shumë detaje sepse pasdite do të kemi takimin me presidentin Vuçiq, pra ne kemi përfunduar pjesën e parë të misionit në Prishtinë”, tha ai.