Lajçak: Duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin e situatës në Veri

Lajçak: Duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin e situatës në Veri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se situata në veri të Kosovës ishte temë bosht e takimeve të tij në kuadër të Forumit të Prespës.

Ai ka thënë se gjatë vizitës së tij në selinë e NATO-s, është takuar edhe me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës.

“Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin e situatës. Më tej e theksova këtë pikë teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se do të shkojë në Uashington DC me ftesë të partnerëve të tij amerikanë.

“Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm”, ka thënë ai.

Related Articles