Lajçak e përshëndet mbështetjen e opozitës kosovare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Lajçak e përshëndet mbështetjen e opozitës kosovare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar për takimin e sotëm që ka pasur me liderët e opozitës në Kosovë.

Përmes një cicërime në Twitter, Lajcak thotë se i ka informuar ata mbi dialogun.

Po ashtu ai tha se e ka përshëndetur mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për dialogun, në normalizimin e marrëdhënieve.

“Në Kosovë sot u takova edhe me liderët e opozitës shqiptare të Kosovës për t’i informuar ata mbi Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. E përshëndeta mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, i cili është në interesin kombëtar për Kosovën”, shkroi Lajcak.

Related Articles