Lajçak: Franca është mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë – Serbi

Lajçak: Franca është mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë – Serbi

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, zhvilloi një takim me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, gjatë vizitës së tij në Paris.

Lajçak theksoi rëndësinë e përparimit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe vlerësoi mbështetjen e fortë të Francës për këtë proces, shkruan Gazeta Enigma.

Ai shprehu kënaqësinë që ndodhej në Paris dhe falënderoi Francën për angazhimin e saj në avancimin e dialogut.

Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për dinamikën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim./Gazeta Enigma/

Related Articles