Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar lidhur me vizitën në Kosovë.
Këtë të hënë Lajçak bashkë me përfaqësuesin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar kanë takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Pas këtij takimi Lajçak ka përmendur një prej temave të cilat janë diskutuar me presidenten Osmani.
Lajçak tha se në këtë takim është rënë dakord për nevojën e përshpejtimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“Në Kosovë, së bashku me Escobar kam takuar Vjosa Osmanin dhe ndër të tjera kemi rënë dakord për nevojën e përshpejtimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, deklaroi Lajçak.
Ndërsa pas takimeve që patën me Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti, Lajçak dhe Escobar kanë deklaruar se vizita e sotme është dëshmi se SHBA dhe BE vazhdojnë të punojnë së bashku për arritjet e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.
Çështja e personave të zhdukur vazhdon të jetë një ndër çështjet kryesore për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kërkesa për trajtimin e kësaj teme me prioritet vazhdimisht është përcjell edhe në drejtim të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, të cilët kanë deklaruar se një kërkesë të tillë e kanë bërë edhe më të zëshme tek përfaqësuesit dhe bashkëpunëtorët e BE-së dhe SHBA-ve./Gazeta Enigma/
In Kosovo, together with DAS Escobar I met with @VjosaOsmaniPRKS and among others, we agreed on the need to speed up the work of resolving the fate of the remaining missing persons. pic.twitter.com/zFHZ6JZ58L— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 31, 2022