Ka përfunduar një takim i madh i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të gjithë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.
Takimi është zhvilluar në zyrat e Brukselit në Prishtinë, përderisa është folur në detaje sesi të ecet përpara në dialogon Kosovë-Serbi dhe integrimet evropiane.
Ky takim erdhi në kohën kur BE-ja e ka në plan publikimin e Raportit të Progresit.
Lajçak me të përfunduar takimin me ambasadorët, e ka nisur atë me krerët e partive opozitare në Kosovë.
10:19 – Lajçaku nis takimet me opozitën
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka nisur takimet me përfaqësues të partive opozitare në Kosovë.
Takimin e parë e ka zhvilluar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Takimin e dytë e ka pasur me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.
Ndërsa të tretin e ka takuar, nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirin.