Lajçak nga Samiti i Selanikut bën thirrje të hiqen vizat për Kosovën

Lajçak nga Samiti i Selanikut bën thirrje të hiqen vizat për Kosovën

I dërguar special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka qenë pjesë e Samitit të Selanikut, ku ka theksuar se është e rëndësishme që BE të heqë dhe vizat për qytetarët e Kosovës.

Ai ka folur për nevojën e nisjes së bisedimeve mes BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, ka thënë po ashtu se do të rekomandojë që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.

“Për mua pyetja nuk është nëse duhet, por kur dhe si hap të parë do të rekomandojë të nisin bisedimet pa shtyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe situatën e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, ku u shpreh se dorëheqja e kryeministrit Zaev është për shkak se BE nuk arriti ta përmbush premtimin, ndërsa Bashkimi Evropian, sipas tij, “humbi një nga partnerët më të mirë në rajon”.

“Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer pjesën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbën një partner i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon” është shprehur ndër të tjera ai.

Tutje ai ka shtuar se për të është sinjal i qartë se rajoni nuk ka kohë për ta në pritur dhe sipas tij është koha që Bashkimi Evropian të veprojë për shkak se do të humbin më shumë partnerë evropianë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles