Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se normalizimi i raporteve mes dy vendeve është kyç është stabilitetin rajonal.
Këto komente, Lajçaku i bëri në Munih gjatë një paneli diskutimi në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet atje.
“Fola mbrëmë për rëndësinë kruciale për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në një panel diskutimi mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Normalizimi është kyç për stabilitetin rajonal, përparimin, zhvillimin dhe progresin drejt BE-së”, shkroi Lajçaku në Twitter.