Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se agresioni që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ka ndryshuar shumë gjëra.
Lajçak theksoi se dialogu është e vetmja zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë, ose sipas tij, do të ketë dhunë.
“Çka ndodhi më 24 shtator është e tmerrshme, ka ndryshuar shumë gjëra. Tani prioriteti është të shohim faktet dhe të nxjerrim konkluzione dhe pasoja. Ne kemi dialog dhe normalizim ose do të kemi deeskalim dhe dhunë. Është njëra apo tjetra, sa më shpejt të kthehemi në dialog aq më mirë. Ngjarja e 24 shtatorit nuk mund veç të largohet, dialogu është këtu, ka qenë këtu”, ka thënë Lajçak në forumin 2BS.
“Kushdo që thotë se dialogu ka vdekur, thotë se e ardhmja evropianë ka vdekur – sepse rruga në Evropë e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes normalizimit”.
Lajçak ka paralajmëruar se masat e BE-së ndaj Kosovës mund të largohen dhe se këtë ai vetë e mbështet.
“Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. (Heqja e sanksioneve) Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes”.
“T’i normalizojmë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka vazhduar ai.