Lajçak takohet me Escobarin në Bruksel: Do ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit në BE

Lajçak takohet me Escobarin në Bruksel: Do ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit në BE

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po qëndron në Bruksel.

Ai me këtë rast është takuar edhe me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky fundit në një status në Twitter ka dhënë detaje rreth bisedës që ka pasur me Escobarin.

“Jam shumë i lumtur që mirëprita Gabriel Escobarin sot në Bruksel. Ne ndajmë të njëjtin qëndrim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe luftën ruse në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për të ndihmuar që e integrimi i rajonit në BE të bëhet realitet”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

I dërguari special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së djeshme ka thënë se situata në të cilën ndodhet Ukraina na mëson se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Related Articles