Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, tha se takimet me partitë opozitare kanë qenë konstruktive.
Pas takimit me të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj, Lajçak tha se ka kërkuar mbështetjen e tyre në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Kërkova për mbështetje të dialogut, pasi arritja e një marrëveshje përfundimtare është në të mirën e Kosovës. Partitë opozitare kanë eksperiencë në dialogun, dhe për mua ishte e rëndësishme të dëgjojë mendimin e tyre. Po ashtu besoj që do të jenë konstruktiv. I konsiderojë këto takime shumë të rëndësishme dhe jam i kënaqur me rezultatet”, u shpreh Lajçak.
Gjatë ditës së sotme, Lajçak është takuar me kreun e PDK-së, atë të LDK-së, e po ashtu edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca e shefin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirin.