LAJMI I FUNDIT: Primozh Gliha pritet të jetë selektor i ri i Kosovës

LAJMI I FUNDIT: Primozh Gliha pritet të jetë selektor i ri i Kosovës

Sipas burime të Gazetës Enigma brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), slloveni Primozh Gliha, pritet të jetë selektor i ri i Kombëtares së Kosovës, shkruan Enigma.

Gliha, ka qenë ndihmës i Bernard Challandesit, që të mërkurën u largua nga posti i përzgjedhësit të “Dardanëve” pas rezultateve të dobëta të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katari 2022”.

Gliha së fundi ka qenë trajner i ekipit U21 të Sllovenisë. 53-vjeçari ka lindur në Lubjanë të Sllovenisë.

Karrierë si futbollist ka bërë te shumë skuadra të ndryshme, ndërsa për përfaqësuesen e Sllovenisë ka luajtur 28 ndeshje, ku ka shënuar dhjetë gola. Para se ta drejtonte ekipin U21 të Sllovenisë, Gliha ishte në krye edhe të skuadrave U18 e U19 të këtij shteti.

Sa u përket klubeve, ai ka qenë në krye të Olimpija Lubjanës, Drava Ptujinit, Goricës, Muras dhe Koperit.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi të mekurën në një konferencë për media se ka gjetur pajtim me Bernard Challandes për shkëputjen e parakohshme të marrëveshjes.

Trajneri zviceran kishte marrëveshje me Kosovën deri në dhjetor 2022, por epokës së tij në krye të kombëtares dardane i erdhi fundi një vit më herët, pas një fushate tejet dëshpëruese në kualifikime për Kupën e Botës 2022. “Nuk jam i lumtur me vendimin që ka ardhur sot. I them faleminderit presidentit, jo për sot, por për kohën që e kemi pasur deri tash. Nuk jam i mllefosur”, tha Challandes në konferencë të përbashkët për media me presidentin e FFK-së Agim Ademi./Gazeta Enigma.

Related Articles