Nuk e di kur shqyrtohet në Kuvend”, kjo është përgjigja e iniciuesit të nismës për tërheqjen e 30% të parave nga Trusti, Adnan Jashari.
Ai ka thënë se afatet ligjore prej momentit kur është shqyrtuar në Komision për Buxhet, janë dy deri në katër javë që të dërgohet për shqyrtim në Kuvend, por tash për tash ai thotë se nuk ka asnjë informatë se çfarë po ndodh me këtë nismë.
“Kryesia ka përfunduar punën e saj, tash mbetet me u trajtua në Kuvend!”, thotë Jashari.Ai ka akuzuar partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje se qëllimisht po zvarrit procedurat.
“Afatet ligjore janë ato që i kam cekë, por siç e dimë edhe herën e kaluar janë shkel afatet ligjore, prandaj nuk po mund të them ndonjë datë të saktë se kur mund të shqyrtohet në Kuvend”, thotë ai.
Në një anketë të realizuar ditë më parë 84.4 përqind e qytetarëve të Kosovës janë shprehur PRO tërheqjes së 30% të parave nga Trusti.
Arsyet për këtë janë rritja e çmimeve bazike dhe inflacioni.Ditë më parë në komisionin për Buxhet ku ishte shqyrtuar kjo nismë, deputetët e pushtetit në krye me Armend Mujën kishin votuar kundër kësaj nisme duke pamundësuar kështu kalimin e kësaj nisme në Komisionin për Buxhet.
Pavarësisht kësaj, me automatizëm kjo nisme shkon në Kuvendin e Kosovës pa përkrahjen e Komisionit përkatës.
Iniciuesi i nismës për tërheqjen 30 për qind të mjeteve nga Trusti para se kjo nismë të shqyrtohet në Komision, kishte mbajtur një protestë para qeverisë dhe Kuvendit, duke u bërë thirrje edhe qeverisë por edhe Kuvendit që të reflektojnë duke i dhënë dritën jeshile.
kësaj nisme për shkak se është iniciativë qytetare dhe se kriza ka prekur secilin qytetarë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministra e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kategorikisht kundër që kjo nismë të kaloi.