Lajme të rrejshme e jo profesionale – dhjetëra ankesa në KMSHK për Insajderin e Parim Ollurit

Lajme të rrejshme e jo profesionale – dhjetëra ankesa në KMSHK për Insajderin e Parim Ollurit

Dhjetëra ankesa janë miratuar nga Këshilli i Mediave të shkruara të Kosovës, pas raportimeve jo profesionale dhe tendencioze nga mediumi i drejtuar nga Parim Olluri – Insajderi.org, shkruan Gazeta Enigma.

Ankesat janë pranuar nga persona privat, institucione dhe ministra, derisa është konkluduar se mediuimi Insajderi.org ka publikuar lajme të rrejshme dhe të pa pabazuara në fakte.

Gjatë muajit qershor të këtij viti, ministrja Albulena Haxhiu, ishte ankuar se Insajderi.org ka publikuar lajmin me titull “Hulumtim’’, ku dyshohet se disa kandidatë paguan nga 3 mijë euro për t’u pranuar në Shërbimin Korrektues.

Por, sipas KMSHK-së, ankesa pretendon se me lajmin e publikuar janë shkelë kapitujt I, II dhe IV të Kodit të Mediave. Lajmi është shkruar në gazetë online dhe objekt i kësaj ankese është shkrimi i botuar, e që rrjedhimisht ankesa është e lejueshme për trajtim dhe e afatshme.

‘’Pas leximit të ankesës KMShK gjen se ankesa është e bazuar pjesërisht. Pra, miratohet pjesërisht’’, thuhet në njoftim.

Një ankesë tjetër e miratuar është nga Federata e Futbollit të Kosovës, kundër Insporti\Insajderi lidhur me publikimin e artikullit me titull: “Mbi një milion euro u dërguan nga UEFA dhe FIFA – në raportin e auditimit të FFK-së janë “avulluar”.

‘’Pas leximit të ankesës KMShK gjen se ankesa është e bazuar’’.

Ankuesi pretendon që media paraqet një hulumtim për publikun, por që në të nuk merr mendimin apo nuk kërkon mendimin e ankuesit në lidhje me gjetjet e saj.

Media shkrimin e saj e bazon në një raport të auditorit, të cilin e citon, por askund media nuk e merr mendimin e palës tjetër mbi pretendimin kryesor, paratë e ardhura nga UEFA dhe FIFA.

‘’Andaj mos dhënia e të drejtës së ankuesit për tu përgjigjur në çështjen e financave nga UEFA dhe FIFA, mund të konsiderohet shkelje e kapitullit IV (e drejta për t’u përgjigjur) të Kodit të Mediave. Është obligim i mediave që të marrin mendimin e palës tjetër për secilën çështje që ata trajtojnë. Në lidhje me raportimin e së vërtetës, KMShK gjënë se lajmi apo hulumtimi paraqitet para publikut si jo i qartë dhe konfuz’’.

Po ashtu KMSH në mbledhjen e tij të mbajtur më 09 qershor 2022, shqyrtoi ankesën e dërguar nga Rrezona Rexha dhe Ledian Rexha Insajderi.org lidhur me publikimin e lajmeve në këto dy media online, dhe mori këtë.

‘’Pas leximit të ankesës KMShK gjen se ankesa është e bazuar pjesërisht. Pra, miratohet pjesërisht. KMShK gjatë leximit të ankesës dhe shkrimeve për të cilat është paraqitur ankesë ka vërejtur se mediat kanë bërë shkelje të Kodit të Mediave në pikat II raportimi i së vërtetës) dhe IV (e drejta për t’u përgjigjur’’

‘Mediat nuk kanë dhënë të vërtetën e plotë në shkrim, që do të dëshmonte lidhjen direkte të ministres me personat e rekomanduar, përkatësisht nuk janë dhënë prova të tjera nëse të rekomanduarit do të fitojnë bursë studimi vetëm për shkak se mund të kenë lidhje politike, apo edhe për shkak se e kanë merituar bazuar në kriteret e përcaktuara’’.

Thuhet se mediat është dashur të bëjnë hulumtim më gjithëpërfshirës, për t’ia sjellë publikut të vërtetën sa më të plotë. /Gazeta Enigma/

Related Articles