“Lajmi i ditës do të ishte se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë”

“Lajmi i ditës do të ishte se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rikthimit në funksion të Bllokut B, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë”.

“Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim Blloku B! Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok”, ka shkruar ish kryeministri.

“Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike: Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur… Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerikan. Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje. Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat”, vazhdoi tutje Haradinaj. / Gazeta Enigma.

Related Articles