Policia e Kosovës ka arrestuar sonte kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ky arrestim është kryer në studion e “Pressing” në T7.
Kujtojmë se deri te arrestimi i tij ka ardhur shkak i protestës së organizuar nga PSD-ja të shtunën, kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.
Gjatë kësaj proteste, Molliqaj kishte goditur me shuplakë një zyrtar policor dhe që atëherë ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
Në këtë protestë, të pranishëm kanë qenë diku rreth 3 mijë qytetarë.
/GAZETA ENIGMA/