LAJMI I FUNDIT: Ndërrohen policët e bllokuar në Jarinjë pas 20 ditëve

LAJMI I FUNDIT: Ndërrohen policët e bllokuar në Jarinjë pas 20 ditëve

Mbi 50 policë kanë qenë të bllokuar që 20 ditë në Jarinjë, për arsyeje të bllokadave.

Gazeta Enigma mëson se sapo është bërë ndërrimi i këtyre policëve pas heqjes së barrikadave nga grupet kriminale serbe.

Policët janë përballur me vështirësi të shumta gjatë këtyre tri javëve, por që e kanë kryer misionin e tyre në ruajtje të sovranitetit të vendit.

Kujtojmë që barrikadat ishin vendosur në shenjë të kundërshtimit ndaj arrestimit të një ish-polici serb.

/Gazeta Enigma/

Related Articles