Dhuna në basketbollin kosovar është kthyer me të madhe.
Brenda ditës së sotme kanë ndodhur dy incidente nga ndeshja Trepça – Rahoveci dhe Peja – Bashkmi, raporton Gazeta Enigma.
Kohë më parë Federata e Basketbollit e Kosovës ndaloi udhëtimet për tifozët mysafir në palestrat kosovare shkaku i përplasjes ndërmjet tyre. Megjithatë, në Superkupën e organizuar në Prishtinë, FBK ka hapur dyert për tifozëritë. Problemtet nuk kanë munguar as në këtë organizim, teksa të tilla u shfaqën në takimin Trepça – Rahoveci.
KB Bashkimi ka triumfuar ndaj Pejës me rezultat 73-69 e si pasoj e kësaj ka shpërthyer dhuna në palestër.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet: