Lajmi i fundit, Ukraina dhe Rusia konsultohen për negociata

Lajmi i fundit, Ukraina dhe Rusia konsultohen për negociata

Udhëheqja ukrainase është dakordësuar me propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për të zhvilluar bisedime. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook zëdhënësi i Zelensky-t, Sergei Nikiforov.

Ai hodhi poshtë pretendimet se Bankova zyrtare refuzoi të negocionte me Rusinë.

“Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për një armëpushim dhe paqe. Ky është qëndrimi ynë i pandryshueshëm. Ne ramë dakord me propozimin e Presidentit të Federatës Ruse. Në këto orë palët janë duke u konsultuar për vendin dhe kohën e negociatave. Sa më shpejt të fillojnë negociatat, aq më të mëdha janë shanset për të rikthyer jetën normale”, shkruan Nikiforov.

Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën. Deri më tani, forcat ruse kanë tentuar të depërtojnë në kryeqytet dhe objektet strategjike.

Pas kësaj, Putin i ofroi Kiev-it negociata për garancitë e Ukrainës së paangazhuar (“neutralitetin” e saj).

Vetë Zelensky, duke komentuar propozimin e Moskës, tha se ishte gati për negociata që do t’i jepnin shtetit garanci për sigurinë e saj.

Sa i takon vendndodhjes, Rusia ka propozuar Minsk-un, ndërsa Ukraina po mendon për Varshavën. Ndërsa data e diskutuar sipas raportimeve të Interfax mbetet 26 shkurti. /Gazeta Enigma/

Related Articles