Lajmi i mirë: Fituesi i Kupës së Kosovës garon në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës

Lajmi i mirë: Fituesi i Kupës së Kosovës garon në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës

Edhe një lajm i mirë për futbollin kosovar nga shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA.

Fituesi i Kupës së Kosovës, sezonin e ardhshëm nuk do të garoj në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, por shkon direkt në raundin e dytë.

Ja renditja:

Fituesi i Albi Mall Superligës – rrethi i parë kualifikues në Ligën e Kampionëve

Fituesi i Kupës – rrethi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Vendi i 2-të i Superligës – rrethi i parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Vendi i 3-të i Superligës – rrethi i parë kualifikues në Ligën e Konferencës

Related Articles