“Laka” dënohet me 19 vjet burg për vrasjen e 2021-tës në Mitrovicë

“Laka” dënohet me 19 vjet burg për vrasjen e 2021-tës në Mitrovicë

Fitim Vatovci, ka marrë dënim unik prej 19 vjetësh për vepren vrasje e rëndë që ka ndodhur para më se tre vjetësh në Mitrovicë.

Vendimi u shpall sot nga Gjykata Themelore e Ferizajt, rast i transferuar nga Gjykata e Mitrovicës.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 10 korrik të 2021-tës në rrugën “Evlia Qelebia”.

Si pasojë njëri prej të plagosurve Driton Salihu, kishte vdekur mesnatën e 10 korrikut në QKUK nga plagët e marra, derisa vëllai i viktimës, Jetoni, kishte mbetur i plagosur nga ky rast.

Derisa i pandehuri siç njihej edhe me nofkën “Laka”, ishte dorëzuar në polici disa muaj më pas.

Se si ka ndodhur rasti, detaje ka dhënë Gjykata:

“Me dt.10.07.2021 rreth orës 00:20 min, ne Mitrovicë në rrugën “…” me dashje ka privuar nga jeta të dëmtuarin D.S., dhe ka tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuarin J.S., si dhe kanë rrezikuar kalimtarët e rastit M.B., në atë mënyrë që si rezultat i një përleshje fizike që kishte ndodh më parë në kafenen “F.C.” në mes të djemve të J.S., Sh. dhe E.S., dhe të pandehurit F.V., ku më pas i pandehuri F. i njohur me nofkën “L.” që ishte në shoqërim me A.B., shkojnë tek autolarja “U.” që i përket të dëmtuarit J.S. dhe që gjendet te banesat “K.L.” ku aty takohen me të dëmtuarin J.S. dhe D.S., ku në këtë rast i dëmtuari J.S., i drejtohet të pandehurit F.V., me fjalët “qka ka ndodhur bre L.”, L. pasi ja kthen me fjalët : “kurgju axha J.” menjëherë e ka nxjerr armën të kalibrit 9x17mm e llojit “Feg” dhe ka filluar të gjuaj në drejtim të J., dhe të ndjerit D., ku dy predha e godasin të ndjerin D., dhe një në regjionin e gjoksit në zemër, dhe një në abdomen ndërkaq i dëmtuari J., goditet me dy predha në abdomen dhe në shuplakën e dorës së majtë ku që të dy rrëzohen në tokë ndërkohë që i ndjeri D.S., nuk arrin të përballoj plagët dhe vdes e ku nga autopsia rezulton se vdekja e tij ka ardh si rrjedhojë e gjakderdhjes masive të brendshme si pasojë e shqyerjes së barkushes të djathtë të muskulit të zemrës si dhe të mëlçisë e të cilat janë shkaktuar nga veprimi dinamik nga predha e armës së zjarrit ndërkaq i dëmtuari J.S., pëson: plagë me armë zjarri në regjionin e të ndejurave djathtas dhe në regjionin e vehtes së majtë, si dhe në regjionin e shuplakës së majtë. Plagë me armë zjarri në fshikëzën urinare, gjakmbledhje përreth fshikëzës urinare, përreth zorrëve të trasha majtas dhe në regjionin e murit të barkut, si dhe shqyerje e zorrës sigmoide e shoqëruar me pezmatim difuz të cipave të barkut, janë të shkaktuara nga veprimi dinamik i predhave të hedhura nga arma e zjarrit e të cilat janë lëndime të rënda trupore”.

Related Articles