Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot projektin “Dritare për Investime të Diasporës” që ofron deri në 100 milionë euro kredi për investime në Kosovë.
Kurti ka thënë se ka shumë bashkatdhetarë që po kthehen në Kosovë për të investuar e shumë të tjerë që kanë shprehur interesim.
Kryeministri sërish ka ftuar diasporën për t’u kthyer në Kosovë dhe për të investuar.
“Për një kohë shumë të shkurtër u investuan më shumë se 100 milionë euro. Ky ishte vetëm hapi i parë tani me ‘Dritaren e Investimeve’ është hapi i dytë për të dhënë mundësi për garantimin e investimeve të diasporës kur mërgatës tonë ia mundëson që të hapen edhe në Kosovë. Investimet fillojnë nga 3 milionë euro, ndërsa tek dritarja parashihet të jenë investimet deri në 100 milionë euro që mundësojnë investimet e diasporës”, tha Kurti teksa u lanësua platforma. / Gazeta Enigma.