Laporta: Do ta transferoj Haalandin në Barcelonë

Laporta: Do ta transferoj Haalandin në Barcelonë

Haaland është lojtari më i kërkuar nga klubet e mëdha në Evropë. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit do të jetë në fokus të merkatos gjatë verës së ardhshme dhe të gjithë duan ta marrin atë në radhët e tyre.

Është presidenti i Barcelonës, Joan Laporta që ka gëzuar tifozët katalonas teksa ka shprehur gatishmërinë për ta transferuar Haalandin në verë.

Laporta

Mund të jetë befasi për shumëkënd, por Laporta këmbëngul se katalonasit do të kenë paratë e nevojshme për të luajtur për norvegjezin në afatin e ardhshëm transferues.

“Do të nënshkruaj me Haaland verën e ardhshme”, besohet se u ka thënë Laporta kolegëve.

Haaland

Nëse e marrim me fjalën e tij se Barcelona ka të mbuluar anën ekonomike të gjërave, atëherë pyetja tjetër rrethon nëse katalanasit mund të paraqesin projektin më të mirë sportiv në mënyrë që të bindin 21-vjeçarin se Camp Nou do të ishte vendi më i mirë që ai të vazhdojë karrierën e tij. 

Kjo është diçka për të cilën Laporta tashmë ka punuar dhe ka folur me agjentin e Haaland, Mino Raiola, me të cilin ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

Related Articles