Deputeti i Partisë Guxo, Burim Meta ka konfirmuar se Partia Guxo dhe LVV do të kenë një deputet më pak në grupin e tyre parlamentar.
Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, megjithatë ka thënë se humbëse në këtë rast do të jetë vetëm deputetja Doarsa Kica-Xhelili.
“Guxo dhe Lëvizja Vetëvendosje do të kenë një deputet më pak. Por humbëse unë e shohë vetëm Doarsa Kicën. Partia Guxo nuk ka humbur asgjë”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.
Meta thotë se Kica-Xhelili nuk ka pasur ndonjë ankesë në mbledhjet e grupit.
“Nga e gjithë partia, zonja Doarsa Kica-Xhelili ka qenë më e privilegjuara”.
Deputeti thotë se Kica-Xhelili ishte larguar nga disa grupe të koordinatorëve që po merreshin me konstituimin e partisë.
“Deklarata e saj ka qenë se do të qëndron brenda grupit parlamentar, por vetëm po largohet për shkak të disa pakënaqësive”, deklaroi Meta.
Ndryshe, ish-koordinatori i Listës Guxo, Balton Dërguti, ka thënë se deputeti nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta mund të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Dërguti ka thënë se kusht i deputetit Meta për të kaluar në LDK, ka qenë pozita e kryetarit të degës së kësaj partie në komunën e Ferizajt.
“Sipas informatave që i kam nga zyrtarët e LDK-së, kërkesa e Metës ka qenë të jetë kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj, si duket një marrëveshje e tillë nuk është arritur, dhe nuk është realizuar deri më tani”, tha Dërguti.
Sipas Dërgutit, Meta mund të kalojë shumë shpejt në LDK.
“Kjo nuk përjashton mundësinë për shkak se zgjedhjet në LDK e Ferizajt, nuk kanë filluar, është fillimi i procesit, kjo nuk e përjashton mundësinë e tillë që gjatë muajit shtator të mos jetë emri i tij i mundshëm për kalim në LDK”, ka vijuar ai.
Përveç, deputetit Meta, sipas Dërgutit pjesë e negociatave për kalim në LDK, ka qenë edhe deputeti nga Ferizaj, Ekrem Mustafa.
Mirëpo vet deputeti Meta thotë se nuk ka pasur negociata me LDK-në.
“Nuk mund ta mohojë afërsinë me LDK-në që kam pasur prej shumë vitesh, por tashmë jam zyrtar i lartë në Partinë Guxo.