Zoran Petroviq, i vetmi serb nga veriu i Kosovës që punonte në kuadër të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ka lënë sot punën.
Ai ka deklaruar se largimi nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës erdhi pasi “ka vendosur të qëndrojë pranë njerëzve të tij”.
Petroviq tha për Kosovo Online, se duke parë ngjarjet në veri të Kosovës në ditët e fundit ka vendosur të dorëhiqet dhe për këtë t’i njoftojë edhe eprorët e tij personalisht se s’do të jetë më pjesë e njësive të specializuara.
“Doja të bëja punën time me nder dhe sipas ligjit, por disa ditës e pashë që duhet të punoja kundër popullit tim. Prandaj vendosa të largohem nga Njësia Speciale dhe të qëndrojë pranë njerëzve të mi në veri të Kosovës”,tha Petroviq.
Ndryshe serbë të shumtë kanë braktisur sot Policinë e Kosovës, të njëjtit kanë dorëzuar dorëheqjet dhe pajisjet e tyre policore