Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur sot në takim homologen e tij, Ingvild Kjerkol.
Në njoftimin e dhënë për media, thuhet se ministri Latifi së pari falënderoi Kjerkol në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e ofruar nga shteti norvegjez.
Më tej, Latifi shpalosi para homologes së tij norvegjeze planin strategjik të transformimit të shëndetësisë kosovare, me theks të veçantë krijimin e qendrave të ekselencës, digjitalizimin e sistemit shëndetësor, sistemin e edukimit dhe trajnimit të personelit shëndetësor.
Ndërsa, Kjerkol nga ana e saj, pasi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, shfaqi interes në veçanti për projektin e sistemit dhe qendrës së emergjencës e traumës, Kujdesin Primar Shëndetësor si dhe edukimin e vazhduar professional të personelit shëndetësor.
Latifi e ftoi Ministren Kjerkol që të vizitojë Republikën e Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë në një të ardhme të afërt.