Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë, humb në finale të Evropianit

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë, humb në finale të Evropianit

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Xhudistja kosovare nuk ia doli të fitonte në finale kundër garueses britanike, Gemma Howell.

Kujtojmë se Akil Gjakova është eliminuar nga ky Evropian ditën e sotme (e shtunë) në raundin e dytë.

Të premten (dje), Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ndryshe, Kampionati Evropian i xhudos po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Related Articles