Lazio ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Interit, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Serie A, raporton Gazeta Enigma.
Felipe Anderson shënoi për 1-0 në minutën e 40-të pas asisitmit të Milinkovic Savicit.
Interi e barazoi rezultatin në minutën e 51-të me Lautaro Martinezin.
Mesfushori Luis Alberto shënoi një gol spektakolar pas asistimit të Pedros për ta kthyer epërsin e vendasve.
Për t’i dhënë fund çështjes së fituesit u përkujdes Pedro duke shënuar një gol të bukur në minutën e 86-të.
Pas kësaj fitoreje Lazio pozicionohet në vendin e parë me 7 pikë.
Kurse Interi në vendin e katërt me 6 pikë.