Lazio ka arritur të shënojë fitore ndaj Romës me rezultat 1-0 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Pjesa e parë ishte shumë e varfër sa i përket rasteve, ku asnjëra skuadër nuk kishte asnjë rast të vërtet.
Me të filluar pjesa e dytë, Lazio fitoi penallti, pasi Matteo Guendouzi u rrëzua në zonë.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Mattia Zaccagni që mposhti Rui Patricion për 1-0.
Pas golit, Lazio kishte dy raste të mira, por Tatty Castellanos dhe Matias Vecino nuk ishin të saktë.
Roma rastin më të mirë për gol e kishte në minutën e 87-të, kur Andrea Belotti gjuajti bukur, por në vend ishte portieri vendas.
Lazio kaloi tutje në gjysmëfinale ku pret fituesin e ndeshjes Juventus – Frosinone.