Pas shtatë fitoreve të njëpasnjëshme në të gjitha garat, Napoli i Amir Rrahmanit e ka pësuar disfatën e parë.
Napoli të premten në mbrëmje u mposht në shtëpi nga Lazio me rezultatin 1:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 25-të të elitës së futbollit të Italisë.
Ishte edhe humbja e parë pas tetë fitoreve rresht në Serie A për napolitanët.
Ndeshjen e vendosi supergoli i Matias Vecinos, në minutën e 67-të.
Ai me gjuajtje të fuqishme ia dha fitoren lacialëve.
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli, ndërsa Hysaj luajti në tërë ndeshjen te Lazio.
Napoli, megjithatë, mbetet lider edhe pas 25 xhirove të luajtura. Ka 65 pikë.
Lazio ngjitet përkohësisht në pozitën e dytë në tabelën e Serie A me 48 pikë.
Nga 47 pikë kanë Interi dhe Milani, që kanë një ndeshje më pak të luajtur.