Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e kryesisë me kryetar të nëndegëve të kësaj partie, ka vendosur që në mënyrë unanime, kandidat për zgjedhjet lokale të jetë Jeton Biqkaj.
Lajmi është bërë i ditur nga vet kryetari I degës së LDK-së, z. Bicku, i cili ka sqaruar rrjedhën e procedurës, duke nënvizuar se dega e LDK-së ka vendiosë që pikërisht ai të jetë kandidati nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit, ndërsa kryesia qëndrore pritet ta aprovoj së shpejti, duke I përfillur procedurat e zakonshme të partisë.
“Dega e LDK-së në Kamenicë,në mbledhjen e kryesisë së Degës me kryetar të nëndegëve sot vendosi unanimisht që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës në zgjedhjet e 17 tetorit të jetë z.Jeton Biqkaj”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Kamenicë.
Zgjedhjet lokale në Kamenicë në të shumtën e herave kanë prodhuar rezultate të papritura, ndërsa kësaj radhe mendohet që ato do të jenë fare të paqarta deri në fund, madje për shumë arsye, përfshirë edhe specifikat e vecanta që e karakterizojnë fushatën dhe zgjehdjet lokale, në raport me ato nacionale.