Lekaj : U pa fytyra e vertetë e Albin Kurtit

Lekaj : U pa fytyra e vertetë e Albin Kurtit

Deputeti nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka folur rreth mosprezencës së kryeministrit Albin Kurti në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Deçanit ku po trajtohen mbi 1500 persona si pasojë e helmimit.

Lekaj në një prononcim për Infosot.com tha se kryeministri Kurti po tregon pafytyrësi dhe injorim ndaj banorëve të kësaj komune, transmeton Gazeta “Enigma”.

“Te gjithe qytetarët e Republikës së Kosovës janë të barabartë dhe duhet të trajtohen si të tillë. Është pafytyrësi e sojit të veqantë që të injorosh mbi 1500 qytetarë të vendit tënd dhe të mos interesohesh për ta nga pozita e kryeministrit. Është edhe më e turpshme,kur qytetarët e vendit tënd duhet ti blejnë edhe gjërat esenciale mjekësore përderisa ti pushon në hotelin më luksoz në bregdetin grek”, tha Lekaj.

Tutje, deputeti thekson se Decanasit kanë nevojë më shumë se kurrë që tani të kenë trajtimin e duhur dhe të ju sigurohen ilaqet e jo për statuse në Facebook.

“Qytetarët e Deçanit kanë nevojë për trajtim dhe për sigurim të medikamenteve mjekësore e jo për statuse me 3 rreshta në facebook. Bashkë me qytetarët e Deçanit do ta kalojmë edhe këtë kohë të vështirë ama siq thonë nga andej, ‘’ra kjo dasëm e u pamë,,. U pa ftyra e vertetë e një kryeministri injorant që nuk interesohet për qytetarin e vendit të vet. U pa fytyra e vertetë e Albin Kurti” përfundon Lekaj për Infosot.com

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare po përballet me fluks të qytetarëve me të njëjtat simptoma që nga dita e shtunë.

Related Articles