Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet ta hapë zyrtarisht fushatën e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një tubim elektoral që do të mbahet sonte në Prishtinë.
Sipas njoftimit të partisë në Facebook, tubimi do të nisë në orën 18:00 në Sallën “1 Tetori”, ku do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë që do të garojnë në këto zgjedhje.
Ky aktivitet shënon edhe fillimin formal të fushatës së LDK-së, e cila vjen në kuadër të garës zgjedhore për Kuvendin e Kosovës.
Në tubim, partia pritet të prezantojë ekipin e saj zgjedhor dhe orientimet kryesore politike për periudhën e fushatës.
