Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku pritet të zyrtarizojë të gjithë emrat kandidat për kryetar komunash në zgjedhjet e 12 tetorit.
Kryesia pritet të shqyrtojë dhe miratojë listën përfundimtare të kandidatëve, me qëllim që LDK të hyjë e konsoliduar në garën elektorale.
Mbledhja vjen në një moment kyç për subjektin politik, i cili synon të rikthejë mbështetjen në nivel lokal.