LDK përjashtoi kandidatin e saj për kryetar të Mitrovicës, bashkëpunoi me PDK-në

LDK përjashtoi kandidatin e saj për kryetar të Mitrovicës, bashkëpunoi me PDK-në

Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike në Mitrovicë e ka përjashtuar nga grupi parlamentar i asamblistëve dhe nga funksionet e tjera brenda partisë, kandidatin për kryetar të kësaj komune, Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina Imerin.

Në arsyetimin e kësaj partie thuhet se Agolli dhe Morina janë përjashtuar pasi pas përfundimit të zgjedhjeve lokale kanë vepruar në kundërshtim me interesat e partisë.

“Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosoves në Mitrovicë në mbledhjen e mbajtur sot, me votë unanime, ka përjashtuar nga grupi parlamentar dhe funksionet tjera të partisë , Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina Imeri. Të lartpërmendurit që nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbi votuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles