Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar letrën që ia dërgoi kryeministrit në detyrë për formimin e një koalicioni. Letra pasqyron qëndrimet që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shprehu më herët gjatë ditës, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një potimi në profilin e LDK-së në Facebook kanë publikuar letrën e Abdixhikut i cili refuzoi ofertën e Kurtit për bashkëpunim, duke propozuar në vend të kësaj formimin e një qeverie tranzitore deri në zgjedhjen e presidentit.
“Kryetari Abdixhiku e ka njoftuar z. Kurti se qëndrimet dhe bindjet e LDK-së mbesin konsistente. Kryetari Abdixhiku propozon fillimin e një procesi të ri konsultativ, që parasheh përfshirjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit”, thuhet në njoftim.
“Kjo Qeveri Nacionale e Tranzicionit do të ketë afat të caktuar, qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues. LDK-ja shpreh gatishmërinë të drejtojë këtë proces konsultativ për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantimin e stabilitetit kombëtar në vend”, thuhet ndër të tjera në letrën e LDK-së. /Gazeta Enigma/