League 1, Lyoni i Shaqirit fiton, Lille i Zhegrovës barazon

League 1, Lyoni i Shaqirit fiton, Lille i Zhegrovës barazon

League 1 është bërë mjaft tërheqëse për aderuesit e futbollit Kosovar dhe mbarëshqiptarë në përgjithësi, shkruan Gazeta Enigma.

Interesimi për League 1 është rritur ndër aderus shqiptarë të futbollit, jo vetëm për shkak se kjo ligë këtë edicion ka grumbulluar numër të madh yjesh botërore, por edhe për shkak se aty luajnë dy futbollistë nga më të mirët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Edon Zhegrova, madje të dy në skuadra mjaft cilësore.

Të dy ekipet të dielën në mbrëmje kanë zhvilluar takimet e tyre me kundërshtarë tejet sfidues. Pa dyshim se ka spikatur fitorja minimale e skuadrës së Lyonit në udhëtim te Troyes, në të cilën Xherdan Shaqiri u inkuadrua tek në minutën 66’. Në anën tjetër, edhe pse ishte përfolur gjatë dy ditëve të fundit se Zhegrova do të mund të debutonte te skuadra e re, me të cilën nënshkroi kohë më parë, një gjë e tillë nuk ndodhi, për shkak të, siç u tha, çështjeve të papërfunduara procedurale administrative me transferin e tij.

Por, edhe pa Zhegrovën skuadra e Lille arriti të nxjerrë një barazim tejet të vlefshëm në udhëtim te Marseille, skuadër kjo që logaritej favorite absolute.

Me këtë pikë të fituar, Lille është konsoliduar në mesin e artë në tabelë, në pozitën 10 me 29 pikë të tubuara.

Related Articles