Klubi Futbollistik “Drita” ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm.
Skuadra gjilanase deri më tani zyrtarisht ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin Hamdi Namani dhe mbrojtësin e majtë Ilir Blakcori, raporton Gazeta Enigma.
Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ka njoftuar se edhe kapiteni legjendar, Ardian Limani, është larguar nga skuadra ‘bardhekaltër’.
Kujtojmë që Drita ia ka vazhduar kontratën mesfushorit mitrovicas, Ron Broja.
/Gazeta Enigma/