Mjeku kosovar, Besnik Ibishi, ka shpërndarë një apel të kolegut të tij Dr.Lavdrim Agushi, i cili u ka kërkuar prindërve kosovarë që të kenë kujdes, meqë vetëm në kujdestarinë e mbrëmshme janë trajtuar katër persona me lëndime serioze si rezultat i lëvizjes me “scooter” të vegjël dhe elektrikë.
Siç ka dhënë detaje mjeku Agushi, një 19 vjeçar ka thyer kafkën dhe ka pësuar lëndime të tjera serioze, një 7 vjeçare është goditur nga një makinë teksa po lëvizte me trotinetin e saj, një 21 vjeçare ka pësuar lëndime të shumta të ekstremiteteve, derisa një 4 vjeçar e ka shqyer veshin si rezultat i rrëzimit nga trotineti.
Mjeku Agushi ka shkruar se një nga faktorët për këtë është edhe mungesa e infrastrukturës.
“Apel për kujdes, sidomos prindërve !!! Vetëm kujdestarinë e mbrëmshme 4 lëndime serioze të shkaktuara nga Scooteret e vegjël dhe ata elektrik”.
“19 vjeçar me frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime tjera serioze. 7 vjeçare duke lozur me trotinet e goditur nga vetura. 21 vjeçare me lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve. 4 vjeçar me lëndim-shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit me trotinet”.
“Shpejtësia ,pakujdesia ,sidomos mungesa e infrastrukturës tek ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë”.