Lëndohen dy persona nga një aksident trafiku në Prishtinë

Lëndohen dy persona nga një aksident trafiku në Prishtinë

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ishin të përfshirë tre vetura, raporton Gazeta Enigma.

Kështu bëri të ditur për Gazeta Enigma, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani tha se persona e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje”.

Related Articles