Lëndohen gjashtë persona pas një aksidenti mes autobusit dhe dy veturave te Fakulteti Teknik

Një aksident trafiku mes një autobusi dhe dy veturash ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Fakultetit Teknik, derisa nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se njësitet e trafikut kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani  gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Borovci.

Related Articles