Lëndohen shtatë persona nga aksidenti në Kqiq

Lëndohen shtatë persona nga aksidenti në Kqiq

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në fshatin Kqiq të Mitrovicës, janë lënduar shtatë persona pas një aksidenti midis dy veturave, raporton Gazeta Enigma.

Prej të lënduarve raportohet se pesë ishin gra dhe dy ishin burra, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Pesë femra dhe dy  meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në mes të dy veturave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti nën hetime”. /Gazeta Enigma

Related Articles